PS në Kongresin Zgjedhor të SPD gjermane, mbështetje për reformat dhe integrimin

Nga A2 CNN
28 Qershor 2025, 09:26 | Politikë

PS në Kongresin Zgjedhor të SPD gjermane, mbështetje për

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko, përfaqësuan PS në Kongresin Zgjedhor të Partisë Social - Demokrate gjermane, një prej partive më të mëdha të së majtës europiane.

Në takimin me kryetarin e sapozgjedhur të SPD, Lars Klingbeil dhe përfaqësues të lartë të së majtës europiane, u konfirmua mbështetja e plotë e Social - Demokratëve në rrugëtimin e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian, përcjell A2.

“Patëm kënaqësinë të zhvillonim takime me përfaqësues të lartë të socialistëve evropianë, të cilët po ashtu janë mbështetës të rrugës sonë europiane. Partia Socialiste e Shqipërisë vijon të përfaqësohet me të gjithë kapacitetin dhe të  japë shembullin e saj me reformat në qeverisjen e vendit dhe procesin e integrimit në familjen e madhe europiane”, u shpreh Klosi pas takimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos