Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve u thirr në SPAK në lidhje me paditë për krime zgjedhore të paraqitura nga opozita, një ditë pasi kreu i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se po hetohen 43 raste.
SPAK së bashku me Prokurorinë e Përgjithshme dhe KQZ-në, ngritën një Task-Forcë të përbashkët para zgjedhjeve të fokusuar te krimet zgjedhore, por në një tryezë ku diskutohej pikërisht për parandalimin e tyre, Altin Dumani u ankua për mangësinë denoncimet e subjekteve politike.
Numri dy i demokratëve nuk pranoi të ndante përgjegjësinë, duke ia faturuar atë plotësisht organeve hetimore.
I pyetur nëse PD ka dorëzuar në SPAK dokumentacionin e kërkuar mbi kontratën e lobimit në SHBA, Noka pohoi se gjithçka është transparente. (A2 Televizion)