Gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi ishte e ftuar në “Off the record” me Andrea Dangllin ku foli në lidhje me vizitat e fundit të kryeministrit Rama në bashkitë e Vlorës dhe Tiranës, dhe pasojat e tyre.
Sipas Beleshit, ky nuk është një aksion për kazanët e plehrave, por duket si një organizim i PS për zgjedhjet në Tiranës. Ajo shtoi se emrat e kabinetit të ri qeveritar mund të zbulohen në fund të gushtit.
“Ky nuk është një aksion vetëm për kazanët e plehrave. Duket si një organizim që PS po pret që Tirana të shkojë në zgjedhje. Ai ka thënë që nuk e di që do ketë zgjedhje, por iu ka thënë që të jenë gati. Po presin vendimin e Gjykatës së Lartë më 8 korrik. Kryeministri po ndërhyn tek autonomia vendore. Jo vetëm po ndërhyn, por kryetarja e komanduar shkon në PS për të marrë detyrat. Në Vlorë, edhe pse drejtorët kanë dhënë dorëheqjen, çka tregon se Rama po ndërhyn hapur në punët e bashkisë. Nga fundi i gushtit mund të kemi emrat e reja të kabinetit”, tha Beleshi. (A2 Televizion)