Rama: Aeroporti i Tiranës kryeson aeroportet e rajonit, 6 milionë pasagjerë në 6 muaj

Nga A2 CNN
4 Shtator 2026, 11:26 | Politikë

Rama: Aeroporti i Tiranës kryeson aeroportet e rajonit, 6 milionë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka kryesuar aeroportet e rajonit për numrin e pasagjerëve gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas tij, gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, në aeroport janë regjistruar 6 milionë pasagjerë, shifër që përbën një rritje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson aeroportet e rajonit për numrin e pasagjerëve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026. 6 milionë pasagjerë në vetëm 6 muaj, me një rritje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Rama: Aeroporti i Tiranës kryeson aeroportet e rajonit, 6 milionë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos