U emërua në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, reagon Klodiana Spahiu

Nga A2 CNN
3 Shtator 2026, 23:06 | Politikë

U emërua në krye të Ministrisë së

Klodiana Spahiu ka reaguar pas emërimit të saj si ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Spahiu ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë, teksa ka shprehur dëshirën për të çuar para çdo angazhim të qeverisë, shkruan A2.

Postimi i Klodiana Spahiut:

Së pari, falenderim për Kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë në propozimin si Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Shumë mirënjohëse dhe me dëshirën e madhe për të çuar përpara çdo angazhim.

Falenderim për Profesore Evis Sala, për gjithë punën e bërë dhe kontributin e dhënë në këtë Ministri.

Një falenderim edhe për të gjithë ata që më kanë dërguar mesazhe pa fund urimi, miq e të njohur dhe shumë miq të tjerë virtualë.

Në pamundësi për t'ju kthyer të gjithëve përgjigje, ju them vetëm:

FALEMINDERIT NGA ZEMRA! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos