Rama batuta në panelin e Mynihut: BE, spitali me 27 mjekë, SHBA shfaqja me një sherif

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2025, 12:30 | Politikë

Rama batuta në panelin e Mynihut: BE, spitali me 27 mjekë, SHBA

Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu ironitë mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në nisje të fjalës së tij në panelin mbi zgjerimin në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, Rama tha se kur vendi ynë nisi këtë proces, ai ishte pa thinja. Ndërsa duke komentuar fjalimin e zv.Presidentit të SHBA-së, JD Vance, edhe pse nuk e përmendi me emër, kreu i qeverisë shqipatre u shpreh se Netilx do të duhej të bënte dy seriale, një për BE-në duke thënë se do ishte pacienti me 27 mjekë, por njëri u çmend dhe u largua (Britania e Madhe) dhe SHBA do të ishte shfaqja me një sherif.

“Kur ne nisëm këtë proces i kisha të gjitha flokët e zeza dhe mjekrën shumë herë më të shpeshtë, por duke qenë një dashamires i Netflix, do të thoja që pas asaj çfarë kam parë këto dy ditë nën këtë çati, ishte e jashtëzakonshme dhe për këtë Netflix mund të bëj dy seriale; një për BE dhe një për SHBA. Ai për BE-në do të ishte pacienti me 27 mjekë, ishin 28, por njëri u çmend dhe u largua nga spitali. SHBA-ja do ishte shfaqja me një sherif. Ajo çfarë po ndodh mendoj është një gjë jashtë mase e mirë, se paku sepse e shoh nga ajo pjesë e Europës që nuk është BE. Ne jemi E pa B. I shohim gjërat pak të ndryshme. Europa duhej të shkundej në një mënyrë të tillë, që të humbte gjumin për ca kohë dhe tashmë të shohim çfarë do të dalë nga kjo”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos