Rama e Berisha pranë njëri-tjetrit në lamtumirën e Kryepeshkopit Anastas, Mitsotakis në mes tyre

Nga A2 CNN
30 Janar 2025, 11:08 | Politikë

Rama e Berisha pranë njëri-tjetrit në lamtumirën e

Po mbahet ceremonia e lamtumirës për Kryepeshkopin Anastas, i cili do të përcillet sot për në banesën e fundit.

Një numër i lartë politikanësh, personalitetesh fetare dhe besimtarë po kryejnë nderimet e fundit për Kryepeshkopin, shkruan A2.

Në Katedrale kanë mbërritur Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, e ngarkuara me punë e SHBA Nency VanHorn, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kryeministri grek Mitsotakis, ministra dhe politikanë, përfaqësues të komuniteve fetare dhe personalitete të shumta.

Bie në sy fakti se Edi Rama dhe Sali Berisha qëndruan pranë njëri-tjetrit në ceremoninë e lamtumirës, me vetëm kryeministrin grek Mitsotakis mes tyre.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos