Rama i shpall luftë nepotizmit: Lini mandatin nëse doni të punësoni familjarë. Do ngremë komision etike

Nga A2 CNN
11 Shtator 2025, 12:45 | Politikë

Rama i shpall luftë nepotizmit: Lini mandatin nëse doni të

Në mbledhjen e Asamblesë, Rama paralajmëroi socialistët se do të ngrejë komision etike në çdo bashki për të luftuar fenomenet gërryese si nepotizmi. Sipas tij familjarë të deputetëve apo zyrtarëve të PS, nuk duhet të përfitojnë avantazhe nga pushteti, ku shtoi se duhet luftuar nepotizmi.

“Ka ardhur koha të ngremë komision etike në çdo bashki, që duhet të trajtojë fenomen gërryes, poshtërues për njerëzit, Duke filluar nga qendra, nga qeveria dhe grupi parlamentar, bashki, nepotizimi, lidhjet e gjakut në pozicionet drejtuese. Familjarët e një pjese këtu kanë meritë që na mbështesin. Personalisht nga vetja, ata i bëjnë heronj që më kanë mua në shtëpi. Përballojnë shumë më tepër, më shumë se sa përballoj unë me ta. Familjarët nuk mund të kërkojnë avantazhe nga pushteti ynë. Njeriu duhet të vlerësohet sipas meritës. Deputetë që bëjnë qoka për të sistemuar njëri apo tjetrin. Nuk duan t’ia dinë që ato qoka janë thika pas shpine të prindërve, apo gjyshërve që zgjedhin të votojnë PS. Të përpiqesh të zbutësh efektet e nepotizmit, është si t’i hysh një rrjete më të shpifur se ajo e merimangës. Komisioni i etikës do bëjë këtë, do caktojë kornizën dhe kufijtë. Kjo punë është sakrificë, nuk është privilegj”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos