Niko Peleshi, kryetari i ri Kuvendit të Shqipërisë

Nga A2 CNN
11 Shtator 2025, 12:06 | Politikë

Niko Peleshi, kryetari i ri Kuvendit të Shqipërisë

“Pas kaq vitesh eksperiencë në një sërë institucionesh, si dhe për prirjen e hershme ndaj risive të teknologjisë, Niko Peleshi është njeriu i duhur për të marrë nga Elisa stafetën si kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë”.

Kështu njoftoi Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste, shkruan A2.

"Në krah të Nikos, me eksperiencën e fituar dhe përkushtimin e integritetin absolut, deputetja e Durrësit, Klodiana Spahiu, është nënkryetarja e duhur për Kuvendin e ri", shtoi kryeministri.

Ndërkohë, Taulant Balla u zgjodh si kreu i grupit parlamentar të PS-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos