Nga shërbimi shëndetësor tek infrastruktura dhe inteligjenca artificiale, Rama: Ky mandati i jetës për ndryshime epokale

Nga A2 CNN
11 Shtator 2025, 12:30 | Politikë

Nga shërbimi shëndetësor tek infrastruktura dhe inteligjenca

Ne do ta bëjmë Shqipërinë 2030 edhe shëmbëlltyrë në Ballkan edhe në shërbimin shëndetësor. Këtë premtim dha kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para Asamblesë Socialiste. Duke e cilësuar këtë mandat të katërt si mandatin e jetës, Rama u kërkoi socialistëve që të jenë kritikët më të dobishëm të vetvetes.

“Ne duhet të bëhemi kritikët më të dobishëm të vetvetes. Duke e konceptuar këtë mandat si rastin e jetës. E solli fati të jemi ne. Sa shqiptarë do të donin të ishin këtu ku jemi ne sot dhe askush më mirë se ne. 12 vjet në qeveri janë aset unikal. Nuk mund ta dish ku pikon çatia e çdo sektori dhe po u pajtove me ato pika jo vetëm që çatia nuk riparohet por problemet do të vijojnë. Askush nuk ia dreson dot më shpejt se ne të metat që duhen ndrequr”.

Rama iu drejtua socialistëve që ta shohin këtë si mandatin e parë në lidhje me lejet e ndërtimit, infrastrukturën dhe territorin.

“Krahas nevojës për një kërkese që rritet, duhet të dimë se çfarë kërkesash dhe sfidash sjell leja e ndërtimit. Prandaj duhet të jemi alert gjatë gjithë kohës, për t’u siguruar që po i bëjmë vetes pyetjet e duhura. Pastaj për t’i dhënë përgjigjet e duhur, duke u dhënë udhëheqësit e duhur. Të luash me bukurinë e Shqipërisë sot, do të thotë që të lësh një vend të shëmtuar nesër. Infrastruktura dhe Kontrolli i territorit, ne do ta shohim nga një kënd tjetër me sytë e dikujt që sapo e ka marrë mandatin e parë qeverisës, duke lënë pas të zinjtë e ullirit që kemi hequr, për të mbyllur gropat, sepse të dyja nuk na lënë që të shikojmë veten. Shqipëria është vendi me rraqe rrugëve si asnjë vend tjetër. Është koha që të merremi me rraqet, të krijojmë kordon sigurie dhe pastërtie. Prandaj Rilindja 2.0 fillon nga ambicia, e të bërit të gjërave sikur është hera e parë. Rilindja 2.0 është një aspirim i teknologjisë, ku Inteligjenca Artificiale sjell aspirata të tjera”.

Në kohën e Inteligjencës artificiale Rama tha se është momenti për të hapur një fazë të re për të bërë ndryshime epokale.

“Inovacioni është një tjetër drejtim ku ne kemi arritur shumë. Por, kjo nuk duhet të na interesojë shumë, sepse ky është mandati ynë i parë për të hapur një fazë të re. Inovacioni dhe Inteligjenca Artificiale duhet të jenë fiksimi ynë në qeveri, në bashki sepse është mundësia jonë për të bërë ndryshime epokale”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos