Rama: Jemi vetëm 2 vite larg BE. Kur të më kujtoni do më ketë mbirë bari!

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2025, 10:46 | Politikë

Rama: Jemi vetëm 2 vite larg BE. Kur të më kujtoni do më

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën "Sy m’sy", që lidheshin me kritika për gjendjen ku ndodhej vendi dhe ecurinë e ngadaltë drejt zhvillimit, sipas komentuesve.

Kreu i qeverisë theksoi se vendi ndodhet vetëm 2 vite larg ditës historike kur do ulet në tavolinë e Bashkimit Europian me negociatat e përfunduara dhe për këtë nuk kishte shumë rëndësi se cili do ishte emri, i tiji apo i ndonjë tjetri, pasi rëndësi kishte vetëm integrimi.

“Ankohuni për Shqipërinë, ankohuni, po kur të shkoni në BE do shikoni se sistemi bëhet më avash. Thoni për rrugët, shkoni në BE e pyesni se sa kohë do? Jemi shumë afër miq, jemi shumë afër, vetëm 2 vjet afër. Nuk ka rëndësi se kush është, Rama apo një tjetër, rëndësi ka që të shkojmë atje, 2 vjet larg. Pasi të shkojmë mund të merreni me të tjerat. Ka rëndësi që kjo dritare nuk duhet mbyllur pa u futur ne në BE. Pastaj keni kohë sa të doni t’i shihni të tjerët dhe kur të më kujtoni të më thoni ku je, do më ketë mbirë bari”, u shpreh ai teksa mbylli fjalën e tij me një shkelje syri dhe një OK. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos