Rama mbledh qeverinë, nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit politik

Nga A2 CNN
27 Gusht 2026, 10:36 | Politikë

Kryeministri Edi Rama mbledh ekzekutivin. Mbledhja mësohet të ketë nisur që prej orës 10:00, dhe ende nuk ka një njoftim zyrtar nëse do ketë komunikime me mediat nga ana e ministrave mbi vendimet e marra në këtë takim.

Mbledhja vjen një ditë para takimit që kryesocialisti i Edi Ramës ka thirrur ministrat dhe drejtuesit politik pasditen e nesërme në selinë e PS, shkruan A2.

Shefi politik i të majtëve do të japë edhe udhëzimet për takimet që duhet të nisin drejtuesit politik në zonat e tyre elektorale, për t’u shpjeguar strukturave dokumentat strategjike të mazhorancës qeverisëse, Besën dhe Praninë Besnike.

Përpos punës përgatitore për zgjedhjet lokale të 2027, socialistët janë në pritje edhe të thirrjes nga Rama të Asamblesë së PS në javën e parë të shtatorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos