Rama mbledh të premten drejtuesit politikë dhe ministrat

Nga Fjorela Beleshi
26 Gusht 2026, 10:13 | Politikë

Rama mbledh të premten drejtuesit politikë dhe ministrat

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të premten pasdite drejtuesit politikë dhe ministrat në selinë e Partisë Socialiste.

Burime për A2CNN bëjnë me dije se më pas, socialistët do të nisin një tur nëpër qarqe me struktura, drejtues politikë, deputetë, kryetarë bashkish dhe kryetarë degësh.

Ditën e djeshme, Rama u rikthye në zyrën e tij në Kryeministri. Pas Pogradecit, kanë vazhduar takimet me qytetarët edhe këtu në kryeqytet. Para se të hipte në automjetin e tij, ai ka bërë disa fotografi me disa qytetarë të cilët po rrinin pranë Kryeministrisë edhe po e prisnin.

Rama organizoi një “retreat” 2-ditor në qytetin e Pogradecit, ku ai është takuar me përfaqësues të lartë të Partisë Socialiste, me drejtues të qarqeve, kryetarë të komisioneve dhe gjithashtu edhe me kabinetin e tij qeveritar ditën e djeshme, me të cilët ka zhvilluar edhe një mbledhje të gjatë, e cila ka nisur në orët e para të mëngjesit dhe ka përfunduar vonë në mbrëmje.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos