Reforma territoriale në Elbasan, debate për bashkimin me Cërrikun dhe Belshin

Nga A2 CNN
25 Gusht 2026, 15:32 | Politikë

Reforma territoriale në Elbasan, debate për bashkimin me Cërrikun

Në Elbasan është zhvilluar dëgjesa publike për reformën territoriale, ku u diskutua edhe propozimi për bashkimin e Elbasanit me Cërrikun dhe Belshin.

Kryebashkiaku Gledian Llatja tha se mbështet zgjerimin e Bashkisë Elbasan, ndërsa përfaqësuesit e opozitës ngritën shqetësime për mënyrën se si po zhvillohet konsultimi me qytetarët.

Deputeti i PD-së, Blendi Himçi, kritikoi procesin dhe kërkoi më shumë informim për qytetarët. Ndërsa ish-kryebashkiaku Ardian Turku tha se para marrjes së një vendimi duhet të analizohet se çfarë ka funksionuar dhe çfarë jo nga reforma e vitit 2014.

Edhe këshilltari i opozitës, Ergys Muzhaqi, kërkoi një proces më të hapur dhe me më shumë përfshirje të qytetarëve.

Në dëgjesë, shumica e të pranishmëve u shprehën pro propozimit për zgjerimin e Bashkisë Elbasan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos