Rama: Mbrojtja e Trump në Samitin e NATO-s do të bëhet me dronë superinteligjentë të prodhuar në Shqipëri

Nga A2 CNN
31 Korrik 2026, 12:07 | Politikë

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria jo vetëm do të organizojë Samitin e NATO-s vitin e ardhshëm, po edhe do të garantojë sigurinë e pjesëmarrësve përmes dronëve të prodhuar në vendin tonë.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të 40 mjeteve taktike të prodhuara nga kompania shqiptare Timak, në bashkëpunim me atë shtetërore KAYO, Rama tha se ky është vetëm fillimi i nisjes së prodhimeve “Made in Albania” në fushën e mbrojtjes, shkruan A2 CNN.

“Mezi pres që të fillojmë të tregojmë edhe disa gjëra të tjera që po fillojnë të prodhohen në Shqipëri, ku, siç e kemi premtuar, mbrojtja e qiellit, në samitin e NATO-s, ku do të jetë edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, që e dini vetë ju se si mbrohet nga qielli e nga toka e nga Marsi e nga Hëna, do të bëhet me dronë superinteligjentë të prodhuar këtu në Shqipëri, "Made in Albania". Ashtu si kundër tanimë jemi gati, kemi bërë edhe porosinë për mbrojtjen më të sofistikuar kundërajrore, të cilën do ta ketë shumë shpejt edhe Shqipëria”, tha kryeministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos