Rama me pensionistët: Jeni analistët më të mirë politikë

Nga A2 CNN
29 Tetor 2024, 13:43 | Politikë

Rama me pensionistët: Jeni analistët më të mirë

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me pensionistët në Fier, diskutoi mbi skemën e pensioneve dhe përpjekjet e qeverisë për të mbështetur të moshuarit. Ai u shpreh se pensionistët shqiptarë janë “analistët më të mirë politikë”.

Rama theksoi se 4.1% nuk është një rritje reale e pensioneve, por një indeksim i detyrueshëm, bazuar në llogaritje të përcaktuara me ligj. “Qeveria ka detyrimin ta paguajë, nuk është një rritje, është një përditësim që bëhet çdo vit,” u shpreh ai, duke sqaruar që ky përmirësim vjen si pasojë e zhvillimeve ekonomike dhe jo një vendim arbitrar.

Duke folur për ndikimin e rritjes së pagave, Kryeministri theksoi se kjo nuk dëmton pensionistët, por përkundrazi përfiton edhe për ta. Ai vuri në dukje se me rritjen e pagave në sektorin publik dhe privat, shteti gjeneron më shumë të ardhura, duke kontribuar më shumë në fondin e pensioneve.

"Rritja e pagave ndihmon gjithë ekonominë dhe jemi të përkushtuar të vazhdojmë përmirësimin e kushteve për të gjithë qytetarët," përfundoi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos