Ervin Salianji, i dënuar me 1 vit burg për shpifje, i ka dërguar një letër nga burgu i Fierit ambasadave perëndimore në Tiranë dhe eurodeputetëve në Parlamentin Europian, anëtarë të MSA-së.
Ish-deputeti i PD shkruan se është i burgosur politik, ndërsa tregon dhe versionin e tij sesi është dënuar për shpifje.
Në letër, Salianji thekson detajet e procesit të montuar politikisht, sipas tij dhe “sqaron përfaqësuesit e shteteve perëndimore, aleatë të Shqipërisë, se kryeministri, njerëzit pranë tij dhe segmente të tij u bënë bashkë kundër denoncimit të tij, për një të dënuar për trafik droge në Itali, dhe burgosën dhe ndëshkuan denoncuesin, deputet i partisë më të madhe opozitare”. (A2 Televizion)