Skema e pensioneve, Rama: Detyrim dhe sfidë, nuk iu kemi lënë pas dore, ja ku qëndron problemi

Nga A2 CNN
29 Tetor 2024, 13:32 | Politikë

Skema e pensioneve, Rama: Detyrim dhe sfidë, nuk iu kemi lënë pas

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me pensionistët në Fier, ku diskutoi skemën e pensioneve dhe sfidat e sistemit aktual të sigurimeve shoqërore. Ai vuri theksin te përpjekjet e qeverisë për përmirësimin e kushteve të pensionistëve dhe sigurimin e një të ardhmeje të qëndrueshme financiare për brezat e ardhshëm.

“Pensionet janë një detyrim dhe një sfidë, por mbi të gjitha një front i përbashkët shoqëror, që na udhëheq në rrugën drejt Shqipërisë 2030,” theksoi Kryeministri Rama, shkruan A2.

Rama foli për bisedimet që po zhvillohen me Greqinë për një marrëveshje të ndërsjellë që do të lehtësonte përfitimet e atyre që kanë punuar në këtë vend. “Marrëveshja do të kërkojë kohë, pasi ka një peshë të madhe financiare dhe rëndësi të madhe për ata që duan të përfitojnë nga pensioni,” tha ai.

Kryeministri gjithashtu adresoi problemin e shmangies së detyrimeve shoqërore nga ana e punëmarrësve dhe punëdhënësve shqiptarë, një çështje që, sipas tij, ka nevojë për ndërhyrje të fortë dhe të menjëhershme nga qeveria.

“Nuk është e vërtetë që i kemi lënë pas dore pensionistët,” përfundoi Rama, “përkundrazi, ne jemi PS dhe nëse nuk i mbrojmë interesat e tyre, nuk meritojmë emrin që mbajmë.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos