Rama në Mynih: Europa duhet të ndryshojë, t’i japë gjithkujt mundësi për t’u rritur ekonomikisht

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2025, 12:51 | Politikë

Ka ardhur koha që Europa të ndryshojë dhe t’u japë mundësi të gjithëve për t’u rritur ekonomikisht, ndërsa Ballkani Perëndimor duhet të përafrohet në tregun e përbashkët të BE-së. Këtë mesazh përcolli kryeministri Edi Rama nga konferenca e Mynihut në panelin për zgjerimin e BE-së. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare e vuri theksin te burokracitë e Bashkimit Europian dhe veprimet e pakta në raport me procesin e integrimit.

“Duhet të ndryshojë Europa, nuk e them vetëm unë, e thotë Mario Draghi. Nxori një raport të fortë që Europa duhet të ndryshojë. Përpjekja për t’iu përgjigjur vetes, për tu referuar vetëm vetes, dhe të gjithë të tjerët janë të dyshuarit në pikëpamjen morale, por për të qenë më të aftë për t’iu përshtaur sfidave të reja. Ka shumë viktima, shumë njerëz që ndihen se diçka ka shkuar shumë keq. Por është një mundësi e jashtëzakonshme për t’u zgjuar e për të nisur vrapin dhe për të marrë atë që ka humbur gjatë viteve me kaq shume rregullore e bisedime dhe kaq pak veprim. Ideja është e shkrirjes së reformës së brendshme të konkurrueshmërisë dhe përafrim të shpejtë të Ballkanin Perëndimor  në tregun e përbashkët të BE. Të gjithë në kontinent duhet të shndërrohet në platformën e re dhe BE duhet të investojë shumë mendim e energji tek KPE dhe Europa duhet të bëhet një kontinent shumë ndryshe bazuar së pari në dhënien e mundësive të reja gjithkujt për t’u rritur ekonomikisht, në të kundërt do të jetë e pamundur”, u shpreh Rama, raporton A2 CNN.

Për kreun e qeverisë shqiptare, procesi i bazuar në meritë duhet të jetë vetëm për të drejtën e votës në Këshillin Europian.

“Bashkimin Europian duhet të ndajë mendjen për atë çfarë po ndodh, sepse ka ndryshuar sa i takon qëndrimit kundrejt nesh, ka ndryshuar sa i takon ritmit të përfarimit me Ballkanin Perëndimor. Por ajo çfarë po ndodh është që ndryshon shumë ngadalë dhe shumë pak. Ka ardhur koha që të bëjmë një ndarje të qartë e të menjëhershme. Proces i bazuar në meritë duhet të jetë për një gjë, të drejtën e votës në Këshillin Europian, bazuar në meritë nuk mund të nënkuptojë sjelljen e të gjitha vendeve në tregun e përbashkët.  Mendoj që kjo tashmë mund të përshpejtohet tërësisht, mund të jetë diçka që lidhet shumë më tepër me sjelljen e asaj pjese të Europës që nuk është në BE shumë më pranë, në mënyra të ndryshme se si e mendon kontinentin. Ajo çfarë është jashtë BE, nuk mund të jetë një hapësirë që mund ta marrë kushdo, por vetëm BE. Ballkani Perëndimor duket si tek Parku i Europës, një vend ku mund të ndodhin shumë gjëra. Shumë gjëra kanë ndodhur në Poloni, Sllovaki apo Republikën Çeke, që i ndihmuan këto vende të ecin me një shpejtësi mbresëlënëse”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos