Rama për Zvërnecin: Informova presidenten e KE për ecurinë e projektit, dokumentet do të publikohen në ditët e ardhshme

Nga A2 CNN
30 Shtator 2026, 18:29 | Politikë

Rama për Zvërnecin: Informova presidenten e KE për ecurinë e

Në ditët e ardhshme qeveria do të publikojë të gjithë dokumentacionin për projektin e Zvërnecit përmes platformës "Pasqyra". Në konferencën për shtyp me presidenten e Von Der Leyen, kryeministri Edi Rama, pa  e përmendur me emër Zvërnecin se e ka njoftuar presidenten e KE-së për të gjithë ecurinë e projektit të madh të investimit që ka shkaktuar aq shumë interes.

“E kam informuar presidenten e KE-së, qoftë për ecurinë e projektit të madh të investimit që ka shkaktuar aq shumë interes, për të mos i vënë asnjë fjalë tjetër, ku jemi në fazën që presim së shpejti studimin e thelluar mjedisor. Duke e informuar lidhur me hapat që kemi hedhur në funksion të rritjes së transparencës me publikun shqiptar dhe ndërveprimin e qeverisë me publikun përmes mjeteve të reja të teknologjisë. Në ditët e ardhshme do të ndezim Pasqyrën me transparencën e plotë të të gjithë dokumenteve dhe të të gjithë procesit sa i takon gjithçkaje që është e shkruar e zeza mbi të bardhë për projektin e shumë diskutuar”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos