Kryeministri Edi Rama ka pritur rabinin Yosiyahu Yosef Pinto mbrëmjen e së hënës.
Rama shprehet se ndihet i privilegjuar për këtë pritje, shkruan A2. Ai tha se Shqipëria është vend model, duke shtuar se hebrenjtë u mbrojtën në vendin tonë si askund tjetër gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kreu i qeverisë deklaroi se së shpejti në Vlorë do të hapet një muze hebre.
“Shumë i nderuar dhe i përulur që pata privilegjin të pres rabinin Yosiyahu Yosef Pinto në Shqipëri për herë të dytë – një vend model i vëllazërisë fetare, ku hebrenjtë mbroheshin si askund tjetër gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishte një privilegj të vizitoja Vlorën me të, qytetin ku u vendosën hebrenjtë shekuj më parë dhe ku, në zonën që dikur strehonte lagjen e hebrenjve, së shpejti do të hapim rrugën për të ndërtuar një muze të bukur hebre”, shkruan Rama në rrjetet sociale. (A2 Televizion)