
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ambasadorin e SHBA në NATO, Matthew Whitaker, duke e bërë publik vetë përmes një postimi në rrjetet sociale.
Rama shkruan në fokus ishte marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe bashkëpunimi në kuadër të NATO.
Ai shtoi se është diskutuar edhe për samitin e ardhshëm të NATO-s, që pritet të mbahet në Tirana vitin e ardhshëm.
“Në Kryeministri, me Ambasadorin e SHBA në NATO, Matthew Whitaker, folëm për lidhjen e ngushtë mes vendeve tona, partneritetin strategjik mes shteteve tona, marrëdhëniet tona të shkëlqyera diplomatike e ushtarake, forcimi i të cilave është prioritet i përbashkët, si edhe për Samitin e NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë, ku Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botës”, shkruan Rama. (A2 Televizion)