Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të prerë për drejtuesit vendorë, duke kërkuar largimin e të gjithë kryetarëve të njësive administrative në të gjithë vendin.
“Faleminderit dhe shpresoj që ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar. Votat që kemi marrë më shumë se çdo herë e kanë rritur diferencës mes anëtarëve të partisë dhe atyre që e duan këtë parti në krye. Ne duhet të zgjerojmë hapësirën dhe për ata që nuk na njohin, por që na kanë dhënë votën dhe na kanë besuar që ne mund të bëjmë më mirë. Shqipërinë në BE nuk e bëjmë dot duke përsëritur të njëjta gabime, duhet të bëjmë të njëjtat gjëra.
Duhet t’u japim mundësi njerëzve që të kontribuojnë për këtë vend. Drejtorë e kryetarë njësish, shumica dërrmuese, duhet të shohësh si lulëzojnë barërat e këqij për të parë si funksionojnë,” u shpreh Rama.
Gjatë fjalës së tij me krerët e bashkive, kryeministri Rama pasi kërkoi shkarkimin e drejtorëve dhe drejtuesve të njësive, u shpreh se duhet t’u jepet mundësia dhe të tjerëve për të kontribuuar për ambicien e integrimit të Shqipërisë në BE brenda 2030.
Sipas Ramës, votat e 11 majit treguan se është rritur numri i njerëzve që e mbështesin PS dhe besojnë tek ajo dhe ata duhet të kenë mundësinë e tyre.
“Votat që kemi marrë më shumë se çdo herë e kanë rritur diferencës mes anëtarëve të partisë dhe atyre që e duan këtë parti në krye. Ne duhet të zgjerojmë hapësirën dhe për ata që nuk na njohin, por që na kanë dhënë votën dhe na kanë besuar që ne mund të bëjmë më mirë. Shqipërinë në BE nuk e bëjmë dot duke përsëritur të njëjta gabime, duhet të bëjmë të njëjtat gjëra. Duhet t’u japim mundësi njerëzve që të kontribuojnë për këtë vend. Drejtorë e kryetarë njësish, shumica dërrmuese, duhet të shohësh si lulëzojnë barërat e këqij për të parë si funksionojnë”, tha Rama.
Kryeministri pati dhe një mesazh dhe për drejtorin e përgjithshëm të policisë, pas vendimit të tij për të larguar drejtuesit në Shkodër, në lidhje me situatën e krijuar në Theth.
Teksa theksoi se asnjë drejtues policie nuk mund të justifikohet se nuk e di çfarë ndodh me territorin, ai shtoi se policia nuk duhet të veprojë me dy standarde, duke goditur fshatarët që rindërtojnë shtëpitë e tyre në zonat më të thella dhe duke mos parë ndërtimet e mëdha në zonat më të frekuentuara turistike.
“Ajo që është bërë dje me shkarkimin e drejtorit të Shkodrës, unë dua ta riktheksoj që është mesazh për të gjithë. Asnjë drejtor qarku nuk mund të justifikohet që nuk dinte gjë, kur nuk bëhet për një tavolinë me katër karrige, por për 40 ndërtime pa leje. Policia e ka treguar se kur do di të shkojë në majën e një mali ku një fshatar bën një avlli. Dhe në majën e Pilurit, që duhet zemër për t’u ngjitur, atje e gjetën njërin që bënte avllinë. Poshtë në bregdet ku ndërtohen resortet dhe hedhin mbetjet në Jon, nuk e shohin”, u shpreh kryeministri.
(A2 Televizion)