Për sekretarin e OMONIA-s Marin Suli vendimi i gjykatës për rrëzimin e kërkesës së Fredi Belerit nuk ishte surprizë, Në studion e Ditarit në A2 CNN ai tha se ky vendim u tha që në studion e Debatit në A2 CNN, nga kryeministri Edi Rama, që sipas tij kontrollon gjithçka.
“Ishte një vendim i pritshëm dhe ju jeni dëshmitarë të vendimit 5 ditë përpara sesa gjykata të konfirmonte atë që Rama tha në studiot tuaja. Nuk mund të kesh besim kur Rama tha që harrojeni se betohet zoti Beleri dhe pas 4 ditësh në orën 3 në drekë gjyqtarët thanë të njëjtën gjë pa i ndryshuar as pikë as presje”.
Sipas Sulit, Rama ka inate personale me Belerin, pasi ky i fundit ka fituar disa beteja politike, para se të zgjidhej kryetar bashkie.
“Si çdo vendim e kërkesë që ka paraqitur Beleri dhe ky ishte në vazhdimësi të inatit personal të zotit Rama me Belerin. Përsa kohë është inat personal i një kundërshtari që kontrollon gjithçka. Para se Beleri të bëhej kryetar bashkie ka bërë disa aksione politike, ka bërë disa beteja kundër Ramës dhe i ka fituar ato dhe Ramën siç e dinë të gjithë e kanë lënë nervat. E kanë lënë nervat me zotin Beleri dhe është shumë e thjeshtë pse gjendemi në këtë pikë”.
I pyetur nëse ka ndryshuar qëndrim Athina zyrtare, Suli u përgjigj: Përveç rasteve kur është përkthyer gabim qëllimisht, opinioni dhe reagimi i Athinës ka qenë vetëm një; të zbatohet shteti ligjor, prezumim i pafajësisë dhe ta lejojnë Belerin të betohet si kryetar bashkie se edhe gjykata e shkallës së parë të Vlorës ia ka konfirmuar mandatin e kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë. Për ligjet e shtetit shqiptar është i pafajshëm deri sa të ketë vendim të formës së prerë dhe në këtë kuadër ta shoqërojnë të bëjë betimin. E thotë ligji”.
Ndërsa i pyetur nëse do të ketë një veto nga ana e Greqisë në rrugën e integrimit të Shqipërisë, Suli thekson se do të ketë llogaridhënie, pasi të drejtat e njeriut në BE janë të panegociueshme.
“Besoj se qëndrimi i Athinës do të jetë konseguent ata janë të vëmendshëm ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut dhe këto janë çështje të panegociueshme edhe për të 26 vendet e tjera, çka do të thotë se do ketë llogaridhënie dhe do ketë një vendim. Një nga gjërat që ai ka bërë është që e kanë lënë nervat për kundërshtarin e vet, e ka mundur nga burgu si asnjëherë më parë. Të gjitha këto konsiderohen shkelje të rënda. Nuk duhet gjykuar si çështje e një njeriu, jemi në këtë pikë se 4 mijë vetave nuk u po u zbatohet vullneti. Shumica e himariotëve kanë zgjedhur që t’i drejtojë një njeri tjetër dhe Ramës nuk i pëlqen dhe thotë të drejtojë ky tjetri që ka humbur”. (A2 Televizion)