33-vjetori i PD, Bamir Topi i bashkohet festës së Lulzim Bashës te Pallati i Kongreseve

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2023, 17:11 | Politikë

33-vjetori i Partisë Demokratike, në kampin blu do të festohet i ndarë në disa grupe. Demokratët mbeten të përçarë në kampe të ndryshme dhe me një mori problemesh të brendshme në këtë përvjetor.

Partia Demokratike zyrtare e udhëhequr nga Lulzim Basha ka zgjedhur ta kremtojë ditëlindjen e 33-të me një festë në Pallatin e Kongreseve, ndërsa ende është e paqartë nëse do të ketë një ceremoni festive nga “Rithemelimi” i Sali Berishës, apo grupimi i Gazmend Bardhit.

Sa i përket festës së PD zyrtare, asaj i janë bashkuar disa figura të njohura si ish-Presidenti Bamir Topi dhe themeluesi, njëherësh ish-ministër dhe ish-deputeti i PD, Rexhep Uka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos