33-vjetori i PD-së, Berisha sulmon Bashën: E vërtetë që e mbështesnin prej meje, po e çonte PD-në drejt shuarjes morale

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2023, 19:12 | Politikë

33-vjetori i PD-së, Berisha sulmon Bashën: E vërtetë që

Sali Berisha ka mbledhur “Rithemelimin” me rastin e 33-vjetorit të Partisë Demokratike. Teksa fliste për historinë e partisë më të madhe opozitare në vend ndër vite, Berisha nuk kurseu akuzat për atë që është cilësuar si “biri i tij politik”, ish-kryetarin Lulzim Basha.

Kreu i Rithemelimit theksoi se për Partinë Demokratike, vitet më të vështira kanë qenë 2013 ( vit kur ai u largua nga politika pas humbjes së zgjedhjeve dhe, 2021 ( viti kur ai u shpall non grata dhe iu kthye jetës aktive politike.

“Sot bisedoja me një bashkëpunëtor timin. Më thotë, se kuptoj, këta që takoj na thonë se ne mbështetnim Lulzim Bashën për shkak të doktorit. Është e vërtetë, i them unë. Kjo është realiteti.”

Sipas Berishës, situata në të cilën ndodhet vendi aktualisht, “i ka rrënjët nga kalimi i udhëheqjes nga idealiste në një udhëheqje pazaresh amorale.”

“Po e çonte këtë forcë politike de facto drejt shuarjes së saj morale. Drejt transfigurimit të saj në një forcë që nuk duhej të ekzistonte.”

Ish-kryeministri deklaroi se paraardhësi i tij, gjatë kohës që kishte frenat e PD-së në dorë, nuk mbrojti interesat e popullit opozitar, por as atë kombëtar.

Ashtu si në Kuvendin Kombëtar të mbajtur disa ditë më parë, Gazment Bardhi dhe deputetët e tij munguan në organizimin e Rithemelimit, ndërsa e pranishme sërish ishte edhe vajza e ish-kryeministrit, Argita Malltezi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos