All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Sillen rrugëve të trembur nga dora e drejtësisë”, Basha thumbon Berishën në 33-vjetorin e PD

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2023, 18:54 | Politikë
All - Paragraf - 1

Përvjetori i 33-të i themelimit, e ka gjetur Partinë Demokratike të Shqipërisë të përçarë. PD zyrtare e Lulzim Bashës dhe “Rithemelimi” i Sali Berishës kanë organizuar dy festa të ndryshme në kryeqytet.

Në Pallatin e Kongreseve, Bashës i janë bashkuar për të festuar ditëlindjen e PD figura të njohura si ish-Presidenti Bamir Topi dhe themeluesi Rexhep Uka.

All - Paragraf - 3

Ndërkohë në ceremoninë e Rithemlimit, Berisha shoqërohej nga e bija Argita Malltezi dhe çuditërisht mungonin aleatët si Fatmir Mediu e Dashamir Shehu, por jo PL që përfaqësohet me Silva Cakën.

Në fjalën e tij para të pranishmëve në sallën e Pallatit të Kongreseve, Lulzim Basha s’kishte si të anashkalonte faktin që lufta e brendshme në PD, ka bërë që 33-vjetori t’i gjejë të ndarë në dy kampe.

Me një mesazh të koduar drejtuar Sali Berishës, ai tha se shumë demokratë kanë mbetur të zhgënjyer prej atyre të cilëve u kanë dhënë shumë përgjatë viteve dhe që tashmë enden rrugëve duke ju trembur drejtësisë.

All - Paragraf - 6

“Askush asnjëherë nuk do të mund ta bëjë pis ngjarjen historike të themelimit të PD. Askush dhe asnjëherë nuk do të mund ta fshijë sakrificën e themeluesve të saj. Mirënjohje për jetë studentëve dhe themeluesve të PD. Partia Demokratike është partia e shoqërisë së lirë shqiptare. E di që në këtë përvjetor nuk jemi aty ku ne donim të ishim. E di që në këtë përvjetor nuk i kemi në krah të gjithë. E di që shumë nga njerëzit që punuan dhe kontribuuan për partinë nuk janë këtu me ne. E di që në këtë përvjetor jemi zhgënjyer nga shumë për të cilët vetëm kemi dhënë në këto vite. E di që në këtë përvjetor një pjesë e jona sillet akoma rrugëve e verbuar nga interesi personal, e frikësuar nga gjykimi i historisë, e trembur nga dora e drejtësisë.”

Për ata që pyesin se e kujt është Partia Demokratike, Basha e bëri të qartë se forca politike që ai drejton është e Shqipërisë dhe theksoi se mbi të nuk ka për të vendosur askënd.

“E di që sot shumë qytetarë pyesin e kujt është Partia Demokratike. PD është partia e shoqërisë shqiptare, e vlerave euroatlantike, e rinisë europiane shqiptare. Në këtë datë të shënuar të përvjetorit të themelimit, pesha e ngjarjeve që kemi përjetuar ka lënë gjurmë te ne. Ngjarje me ngarkesa dhe sfida të mëdha për të gjithë ne këtu, por që në peshoren e kohës janë vetëm një çast. Vetëm një çast në historinë tonë 33-vjeçare si demokrat. Vetëm një çast në historinë tonë 33-vjeçare si properëndimor. Vetëm një çast në historinë tonë qindra vjeçare si shqiptarë patriotë, që mbi Shqipërinë nuk vendosim asgjë dhe askënd. Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, ne kemi zgjedhur Shqipërinë. Ndaj sot në këtë 33-vjetor ne deklarojmë me kokën lartë para çdo kujt që pyet e kujt është Partia Demokratike: Partia Demokratike është e Shqipërisë!”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos