Partia Demokratike e ka festuar e ndarë këtë 33-vjetor të themelimit të saj, po ashtu siç ka ndodhur edhe gjatë dy viteve të fundit. Lulzim Basha, së bashku me mbështetësit e tij ka zgjedhur Pallatin e Kongreseve për të festuar. Organizimit të Lulzim Bashës, mësohet se i është bashkuar edhe ish-presidenti Bamir Topi.
Në anën tjetër, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij demokratë janë mbledhur në një hotel në Tiranë. Të pranishëm janë edhe Neritan Ceka, Nard Ndoka, ndërsa Silva Caka është përfaqësuesja nga Partia e Lirisë. Nga aleatët është Arjan Starova, ndërsa mungon Mediu e Shehu.
Sali Berisha është shoqëruar nga vajza e tij Argita në këtë organizim për të festuar 33-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.
Ndërkohë, në këto dy organizime mungojnë deputetët mbështetës të Gazment Bardhi.
(A2 Televizion)