Deputeti socialist, Etjen Xhafaj ishte i ftuar në A2 CNN ku mes të tjerash foli dhe për reagimin e ashpër të PS dhe kreut të saj Edi Rama ndaj institucioneve të drejtësisë pas arrestimit të Erion Veliajt.
Xhafaj mohoi se kishte një sulm të organizuar kundër SPAK. Sipas tij, duhet bërë gjithçka që institucionet e drejtësisë të jenë me standarde, në këtë moment kur vendi po synon anëtarësimin e shpejtë në Bashkimin Evropian.
“Ka 5 vite që reforma në drejtësi është vënë në jetë. Ka një rekord të gjërave që nuk bëhen. Teksa administrata përgatitet për një aderim të shpejt në BE, që të kemi dhe një drejtësi me standarde. Ne nuk jemi duke folur vetëm për SPAK. Në asnjë moment nuk kemi folur vetëm për SPAK, por edhe për gjykatën, inspektoratet. Qëndrimi ynë ka të bëjë me parimin, me standarde dhe jo me emër të përveçëm”, tha Xhafaj në "Off the Record", në A2 CNN. (A2 Televizion)