
Është mbyllur në orën 19:00 procesi i votimit në zgjedhjet me një kandidat për kreun e PD-së, ku Sali Berisha po rikonfirmohet në krye të selisë blu, raporton A2CNN.
Kujtojmë që procesi ishte parashikuar të mbyllej zyrtarisht në orën 18:00, por u vendos që votimi të shtyhej me një orë.
Procesi nisi në orën 08:00 të mëngjesit, me hapjen e 87 qendrave në të gjitha degët e Partisë Demokratike në rang vendi.
Në garë është vetëm kryedemokrati Sali Berisha, i cili e ka cilësuar procesin e 23 majit si një “referendum” për drejtimin e partisë.
Në disa nga degët e PD-së është mbyllur procesi i numërimit, ndërkohë që vijon në degët më të mëdha si Tirana, Durrësi, Vlora.
REZULTATET
Dega e PD Korçë
Nga 4721 anëtarë me të drejtë vote kanë votuar 435 anëtarë. Nga këto, 392 kanë votuar PRO Sali Berishës, 18 kundër dhe 7 prej tyre kanë abstenuar. 18 vota kanë dalë të pavlefshme.
Dega e PD Gramsh
Kanë votuar 248 persona, 215 pro dhe 22 kundër, 3 abstenim.
Dega e PD Gjirokastër
Kanë rezultuar 270 vota pro, 11 kundër, 5 abstenim dhe 5 të pavlefshme.
Dega Devoll
Nga 695 votues, votuan pro 648, 29 kundër, 15 abstenuan, ndërsa 3 vota u shpallën të pavlefshme.
Pustec
Në kutinë e Pustecit nga 66 anëtarë me të drejtë vote kanë votuar 15, 14 prej të cilëve pro dhe 1 Kundër
(A2 Televizion)