Trump: Jemi shumë pranë marrëveshjes me Iranin. A janë pjesë e propozimeve armët bërthamore?

Nga A2 CNN
23 Maj 2026, 20:20 | Bota

Trump: Jemi shumë pranë marrëveshjes me Iranin. A janë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se Irani po “është shumë pranë” arritjes së një marrëveshjeje me SHBA-në për luftën, ndërsa edhe Teherani sinjalizoi se gjatë javës së fundit është bërë progres, shkruan A2CNN. 

Megjithatë, të dyja palët janë treguar të kujdesshme, dhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se çështja kyçe e armëve bërthamore nuk do të jetë pjesë e propozimeve fillestare.

Trump i tha CBS News, se kishte parë një draft-marrëveshje me Iranin. I pyetur nëse ishte mjaftueshëm e mirë, ai u përgjigj: “Nuk e di, nuk mund t’ju them këtë.”

Presidenti nuk dha detaje të tjera mbi draftin, por këmbënguli se çdo marrëveshje do ta pengonte “absolutisht” Iranin që të siguronte një armë bërthamore.

“Do të firmos vetëm një marrëveshje ku marrim gjithçka që duam”, tha ai. “Do të kemi një marrëveshje, ose do të kemi një situatë ku asnjë vend nuk do të goditet aq fort sa pritet të goditen ata.”

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei, deklaroi për televizionin shtetëror të shtunën se qëndrimet e SHBA-së dhe Iranit janë afruar gjatë javës së fundit, por paralajmëroi se kjo nuk do të thotë se do të arrihen marrëveshje për çështjet kyçe dhe akuzoi amerikanët për “deklarata kontradiktore”.

“Sipas planit tonë, fillimisht do të hartojmë një memorandum mirëkuptimi, ose një marrëveshje në formën e një kuadri, të përbërë nga 14 pika”, tha ai, sipas agjencisë Reuters.

Baqaei shtoi se procesi i finalizimit të memorandumit është në vazhdim, në mënyrë që bisedimet e mëtejshme të mund të zhvillohen brenda 30 deri në 60 ditëve “dhe në fund të arrihet një marrëveshje përfundimtare”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos