Rritja 5% e shpenzimeve të NATO-s, diplomati: Qëllimi për të nxjerrë ekonomitë nga kriza përmes ekonomisë së luftës

Nga A2 CNN
25 Qershor 2025, 21:37 | Politikë

Vendimi i Samitit të sotëm në Hagë për rritjen në 5% të shpenzimeve ushtarake të NATO-s, për diplomatin Roland Bimon është më shumë për të nxjerrë ekonomitë nga kriza, sesa nga kërcënimi i sigurisë.

Në studion e Debatit me Alba Alishanin në A2 CNN Bimo theksoi se gjendja ekonomike në Bashkimin Europian është katastrofike.

“Sot nuk ka asnjë informacion të besueshëm mbi të cilin të mbështetesh për rrezikun rus ndaj aleancës. E gjithë kjo që thuhet për shpenzimet ushtarake është më shumë për të nxjerrë ekonomitë nga kriza në të cilësn ndodhen, përmes ekonomisë së luftës, se përmes ekonomisë së paqes Gjermania ka 3 vjet që nuk po del dot, Anglia po ashtu, Franca jo shumë larg asaj, Italia mbahet me statistika të sajuara. E gjithë gjendja ekonomike në Bashkimin Europian është katastrofike”, theksoi Bimo.

Sipas tij “situata në Amerikë është më shumë menaxhimi i një perandorie në rënie”.

“Besoj se të gjitha angazhimet që u duhen për shpenzimet ushtarake janë të drejta dhe të duhura por jo se do të drejtohen për të përballuar kërcënimet reale të sigurisë, sesa atyre që vijnë nga  situata ekonomike. Nga komentet që dëgjoj për situatën në Amerikë, është më shumë menaxhimi i një perandorie në rënie, sesa një perandorie që i ka punët për bukuri. Momenti i rënies së perandorive kur pagesa për interesin e borxhin kalon shpenzimet ushtarake. Në këto moment do të duhen politika të jashtëzakonsnme për të kufizuar borxhin”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos