Sali Berisha lirohet nga ‘arresti i shtëpisë’ pas 11 muajve në izolim

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2024, 10:14 | Politikë

Sali Berisha lirohet nga ‘arresti i shtëpisë’ pas 11

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është liruar nga ’arresti i shtëpisë’, ku qëndroi gati 11 muaj, që nga dhjetori i vitit të kaluar, shkruan A2 CNN.

Lajmin e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Genc Gjokutaj, përmes një deklarate për mediat pas përfundimit të seancës gjyqësore.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se Spak ka kërkuar vazhdimin e masës së sigurisë, ndërsa gjyqtarja në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) ka vlerësuar se nuk ekzistojnë më kushtet ligjore për mbajtjen e Berishës në masën e "arrestit në shtëpi".

Kujtojmë se masat ndaj Berishës u vendosën me akuzat për korrupsion për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Po ashtu në këtë çështje ishte i përfshirë edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Edhe ndaj të cilit Gjykata kishte vendosur më herët masa sigurie.

Berisha përmes avokatëve të tij bëri disa ankimime në gjykata, pasi kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ngritura nga SPAK ndaj tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos