"36 aktivistë të PD të ndaluar", Berisha: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tyre

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2024, 23:52 | Politikë

"36 aktivistë të PD të ndaluar", Berisha: Kërkoj

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje që të lirohen menjëherë personat e arrestuar gjatë protestës së sotme, shkruan A2 CNN.

"Dënoj me forcën më të madhe këto qendrime antikushtetuese të Edi Ramës dhe narkopolicisë së tij dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të aktivistëve dhe drejtuesve të PD-së, që morën pjesë në mosbindjen civile më të fuqishme, që dridhi themelet e narkoregjimit të Edi Ramës, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i Sali Berishës:

Stop terrorit antikushtetues ndaj aktivistëve dhe drejtuesve të PD.
Narkopolicia e Padrinos, Edi Rama në një aktivitet fund e krye antikushtetues, ka ushtruar dhunë dhe ka ndaluar për “miting” të paligjshëm rreth 36 aktivistë dhe drejtues të PD-së.
Dënoj me forcën më të madhe këto akte antikushtetuese të Ediskobarit dhe narkopolicisë së tij, si një shkelje flagrante të vendimit Nr. 24 dt. 04.05. 2021 të Gjykatës Kushtetuese, në të cilën kjo gjykatë në zbatim të vendimeve të GJNDNJ vendos të hiqet menjëherë nga legjislacioni shqiptar detyrimi për të kerkuar leje për protestë dhe termi miting i paligjshëm.
Por, për Edi Ramën dhe narkopolicinë e tij, Gjykata Kushtetuese është Xhaçko-Kushtetutë.
Dënoj me forcën më të madhe këto qendrime antikushtetuese të Edi Ramës dhe narkopolicisë së tij dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të aktivistëve dhe drejtuesve të PD-së, që morën pjesë në mosbindjen civile më të fuqishme, që dridhi themelet e narkoregjimit të Edi Ramës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos