Salianji kërkon lirinë, Gjykata e Lartë merr sot vendim

Nga A2 CNN
11 Mars 2025, 09:19 | Politikë

Salianji kërkon lirinë, Gjykata e Lartë merr sot vendim

Kërkesa e ish-deputetit demokrat Ervin Salianji për të rrëzuar vendimin e datës 18 dhjetor 2019 të Gjykatës Penale që e dënoi me 1 vit burg, do të shqyrtohet ditën e sotme në Gjykatën e Lartë.

Seanca për çështjen “Salianji” do të nisë në orën 10:00 dhe vendimi për demokratin do të merret në dhomë këshillimi.

Kjo është hera e dytë që togat e zeza në Gjykatën e Lartë do të duhet të vendosin për fatin e Salianjit, pasi më 15 tetor 2024 refuzuan një kërkesë të ish-deputetit për pezullimin e dënimit me 1 vit burg.

Më 26 shtator, Gjykata e Apelit vendosi lënien në fuqi të dënimit me 1 vit burg për veprën penale të kallëzimit të rremë për Salianjin, ndërsa ky i fundit e quajti procesin të montuar dhe e cilësoi veten si të dënuar politik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos