“Turp të kesh! Rrugaç!” Beleri pritet me ofendime në Tiranë

Nga A2 CNN
29 Tetor 2024, 11:09 | Politikë

“Turp të kesh! Rrugaç! Kush të futi ty deputet?! Këto kanë qenë fyerjet me të cilat është përballur Fredi Beleri teksa ishte pjesë e një grupi eurodeputetësh të cilët kanë ardhur në Tiranë si pjesë e një komisioni të Parlamentit Europian për Shqipërinë.

I pyetur me insistim nga gazetarët nëse është takuar me kryeministrin Rama mëngjesin e sotëm, Beleri nuk pati asnjë reagim.

Burime diplomatike thanë për A2 CNN se ekipi i eurodeputetëve do të qëndrojë në vendin tonë deri më 31 tetor.

Ata janë pjesë e Komitetit parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, anëtar i të cilit është edhe ish-kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Alred Beleri, i cili nuk e gëzoi detyrën për shkak të arrestimit dhe dënimit për korrupsion zgjedhor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos