Sfidat e drejtësisë së re në Shqipëri, Manja takon delegacionin e lartë amerikan

Nga A2 CNN
10 Korrik 2024, 18:07 | Politikë

Sfidat e drejtësisë së re në Shqipëri, Manja takon

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u takua me një delegacion të lartë amerikan për të diskutuar për ecurinë dhe sfidat e drejtësisë së re në Shqipëri.

Ministri Manja nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-në në përkrahje të Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Ai theksoi se partneriteti i fortë dhe mbështetja reciproke janë thelbësore për forcimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë, duke e bërë atë më të afërt dhe më transparent.

Sipas njoftimit të Ministrisë, “ky takim reflekton përpjekjet e vazhdueshme për të krijuar një sistem të drejtësisë që respekton standardet e larta dhe që ndihmon në zhvillimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos