'Djathtas për Zhvillim' mbyll fushatën, Dash Shehi: Votoni ndryshe, të krijojmë një Shqipëri të barabartë para ligjit dhe mundësive

Nga A2 CNN
8 Maj 2025, 18:38 | Politikë

'Djathtas për Zhvillim' mbyll fushatën, Dash Shehi: Votoni

Koalicioni 'Djathtas për Zhvillim' mbylli ditën e sotme fushatën elektorale, në një takim në Tiranë me qindra të pranishëm.

Gjatë fjalës së tij, drejtuesi i koalicionit, deputeti Dashamir Shehi, u bëri thirrje shqiptarëve të votojnë ndryshe, nëse duan një ndryshim pozitiv për vendin.

Ai premtoi se vota për koalicionin 'Djathtas për Zhvillim' është një votë për një Shqipëri të barabartë para ligjit fhe mundësive.


"Votoni ndryshe nëse doni një rezultat ndryshe. Sepse po votuam njësoj, do të mbetemi po aty ku kemi qenë.

Ne duam të bëjmë një Shqipëri ndryshe, të barabartë para ligjit, të barabartë para mundësive.

Hajde bëjmë edhe kaq sa kemi bërë deri më sot dhe jam i sigurt se do të marrim një rezultat të kënaqshëm", tha Shehi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos