Shpenzimet e vizitës së kryebashkiakut të Nju Jorkut u mbuluan nga qeveria shqiptare? Rama përgjigjet prerë

Nga Fjorela Beleshi
8 Tetor 2025, 13:36 | Politikë

Shpenzimet e vizitës së kryebashkiakut të Nju Jorkut u mbuluan

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, vizitoi Shqipërinë, ku u prit nga kryeministri Edi Rama.

“New York Times” publikoi dje se “zëdhënësja e kryebashkiakut sqaroi se shpenzimet e hotelit dhe transportit tokësor do të mbulohen nga qeveria shqiptare, ndërsa udhëtimi ajror dhe shpenzimet e sigurisë do të paguhen nga qyteti i Nju-Jorkut”.

Pas konferencës së përbashkët për shtyp, ku Rama dhe Adams nuk pranuan pyetje, kryeministri shqiptar i është përgjigjur me “NO” pyetjes pa mikrofon të gazetares nëse ishte e vërtetë se qeveria shqiptare kishte paguar shpenzimet e vizitës së kryebashkiakut të Nju Jorkut në Tiranë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos