“Shportë subvencionesh”- Shehi zbulon strategjinë në Kuvend: Si mund të arrihet rritja e pensionit minimal në 300 mijë lekë të vjetra

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2024, 15:46 | Politikë

Kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, është shprehur se buxheti i vitit 2024, nëse do të jetë ndryshe nga ata të viteve të tjera, duhet të mbyllë disa nga “plagët” e shoqërisë, siç është çështja e pensioneve.

Komentet Shehi i bëri nga foltorja e Kuvendit, ku zbuloi edhe strategjinë e LZHK për krijimin e një ‘shportë’ subvencionesh, që do të ishte e veçuar nga skema e pensioneve dhe do të funksiononte për 10 vite me qëllimin që të plotësonte diferencat për arritjen e pensionit minimal në 300 mijë lekë të vjetra.

Shehi tha gjithashtu se në buxhetin e ri duhet të rishikohen skemat e investimeve publike, me qëllim që ato të jenë sa më efiçente dhe efektive për ekonominë shqiptare.

Fjala e deputetit Dashamir Shehi në Kuvend:

Të nderuar kolegë deputetë. Ky është buxheti faktik. Siç auditohet një ndërmarrje, këtë e kemi për detyrë ta auditojmë ne. Buxhetet e Shqipërisë kanë ardhur duke u rritur. Edhe kur kemi diskutuar të 2023 kjo punë ishte. Buxhetet do vijnë duke u rritur. Këtë fjalën buxheti më i madh, kush merret me ekonomi duhet të kuptojë që nuk ka ndonjë vlerë kjo.

Tani buxheti i 2023 a i ka përmbushur detyrimet dhe ku ka difektet. Ky buxhet po e quajmë pozitiv në përgjithësi, por nuk ka përmbushur disa probleme. Nuk u realizuan gjithë ato investimet dhe ishte goxha shifër. Ne flasim për investime përditë, por janë shifra shumë të mëdha që kur bëjmë analizën, unë them se duhet të reflektohet. Ka një shenjë të mirë, sepse në vitet e tjera bëheshin 3-4 akte normative. Ndërsa në 2023 janë bërë vetëm dy dhe unë e quaj pozitive këtë punë.

Sigurisht që ky buxheti me 8.2 miliardë nga ana e sasisë padyshim që është i madh për Shqipërinë e kësaj kohe. Por po ti bëjmë një analizë, gjysma e borxhit është ulur për shkak të zhvleftësimit të euros dhe monedhave të huaja. Unë e konsideroj pozitive dhe do të them pse nuk më tremb edhe rritja e borxhit. Po dogjoj që në buxhetin e ri kësaj temës së PPP-ve i është gjetur një zgjidhje. Duhet të pyesim nëse këto koncesione a kanë qenë eficente për ekonominë shqiptare dhe a kanë dhënë efekte?

Unë doja ta ftoja qeverinë që t’i rishikojë koncesionet për investimet publike. Këtu kemi rrugë, rruga e Arbrit ka 10 vite që ka filluar. Nisi me 280 milionë dhe ka shkuar 400 milionë dhe ende nuk ka mbaruar. E njëjta gjë me rrugën Qukës-Qafë Plloçë, ka ardhur me rritje. E njëjta gjë edhe me këtë rrugën e Elbasanit.

Mendoj që ky buxhet, meqë është më i madhi e ka rezerva, të ndahet në 2 pjesë. Nëse duhet të bëjmë një lloj reforme Brenda këtij buxheti duhet të mbyllim disa nga plasaritjet e mëdha që ka shoqëria shqiptare. Skema e pensioneve që kemi ne këtu, nuk nxjerr më gjë, mos u lodhni kot. Këto janë të gjitha përmirësime, por janë makiazh i vogël. Duhet të marrim kurajon të fusim një fond subvencioni, një shportë, që mos të përzihet me skemën e pensioneve.

Skema do të vijë këtu, shporta do të plotësojë diferencën që kanë pensionet e vogla. Buxheti i kësaj pune do të zvogëlohet nga 10 % nga viti në vit. Pensionet minimale do të dalin nga 300 mijë lekë të vjetra. Buxheti është i shtetit shqiptar dhe të gjithë shqiptarët kanë të drejtë të marrin pjesë te mënyra e rishpërndarjes. Nëse nuk bëjmë këto gjëra, ky buxhet nuk ka për të ndryshuar aspak nga ata të tjerët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos