Erisa Xhixho, deputete e Partisë së Lirisë, u shpreh se sot përfundon afati për përgjigjen ndaj një kërkese për informacion në lidhje me emrat e efektivëve të cilët pranuan të kryejnë detyrën e arrestimit të Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Ajo u shpreh se me prangosjen e Metës u tentua t’i jepej mesazh opozitës që të “mbyllë gojën”, por theksoi se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, shkruan A2 CNN.
“Përgatituni për kallëzim penal! Mesazhi që dhatë me arrestimin e Metës ishte për t’i mbyllur gojën opozitës. Por harrojeni që mund t’i mbyllni gojën opozitës”, deklaroi Erisa Xhixho.
(A2 Televizion)