“Shqipëria fiton vetëm me mua”, Rama njofton hapjen e një grup-kapitulli tjetër negociatash me BE

Nga A2 CNN
8 Maj 2025, 08:51 | Politikë

“Shqipëria fiton vetëm me mua”, Rama njofton hapjen e

“Fati evropian është në duart tona”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në rubrikën Sy m’sy, teksa njoftoi edhe hapjen e një grup-kapitulli tjetër negociatash me Bashkimin Europian. Sipas janë edhe 11 kapituj për t’u hapur dhe shprehu besimin se ato do të hapen brenda këtij viti.

“Dje kur po shkoja në Fier, mora lajmin se grupkapitulli tjetër i negociatave u aprovua për t’u hapur. Pra kemi hapur 16, hapim edhe 8 të tjerë tani. Mbeten edhe 11 për t’u hapur dhe kam besim dhe shpresoj  e uroj që me fuqinë e re të 11 majit të hapim edhe 11 të tjera brenda këtij viti. Do të ishte rekord evropian se asnjë vend s’i ka hapur të gjithë kapitujt në një vit dhe asnjë tjetër me afat në tre vjet. Fati evropian është në duart tona”, njoftoi Rama.

Kryesocialisti theksoi gjithashtu se Shqipëria fiton me të dhe Partinë Socialsite, ndërsa sjell në vëmendje arritjet gjatë qeverisjes së tij.

“Shqipëria fiton vetëm me mua dhe PS. Siç e kanë treguar gjithë këto vite, kemi trefishuar prodhimin, të ardhurat për frymë, kur kemi çliruar shumë energji, duke e bërë taksën zero. I vetmi vend në rajon me taksën zero për biznesin e vogël. Sot jemi në vendin e tretë në rajon për rritjen e pagave, do t’i arrijmë edhe ata. Kemi dorëzuar 53 spitale, për të gjetur spitalin e fundit të ndërtuar, duke shkuar mbrapa në vitet ’60-’70. Kemi rindërtuar 450 shkolla”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos