Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar që në kontratën 6 milionë dollarëshe të lobimit në SHBA, të ketë një klauzolë të veçantë në lidhje me heqjen e non gratës.
Në studion e Debat në A2 CNN, kreu i PD tregoi edhe njëherë se kush ishin personat që ia stisën këtë ndëshkim në SHBA, teksa lajmin se do të ketë një vizitë të tij në Amerikë para zgjedhjeve, zgjodhi ta anashkalojë me diplomaci.
“Në kontratë nuk ka asnjë klauzolë për non gratën. Fondacioni ka interesa atdhetare për bashkëpunimin e qeverisë së Shqipërisë me SHBA. Ai që shpalli nongrata Berishën është aty ku e meriton dhe uroj që drejtësia amerikane t’i japë dënimin që meriton. I pari sekretar shtetit që nuk hyn në asnjë institucion ekzekutiv. Ai përdori fuqinë e tij që të izolonte PD dhe Berishën. 4 rezoluta janë shkatërrim i të gjithë përpjekjes për të shkatërruar një forcë politike. Chris LaCivita e bëri të qartë historinë e saj. Është kryetari i komitetit republikan. Ai ua tha se kush e bëri dhe si e bëri. Se çfarë pritshmërie kanë pasur miqtë e mi është punë e tyre”, tha mes të tjerash Berisha. (A2 Televizion)