Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka komentuar mbi skandalin e SHISH, duke theksuar se ka dalë vetëm maja e ajsbergut.
“Do të ishte gabim që të ndotim institucionin krejtësisht, sepse SHISH-i ka rol kushtetues të rëndësishëm dhe ka qenë një nga agjensitë kryesore që ka luajtur rol të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit. Ndërsa, sa i përket drejtoreshës, nuk kam fjalë. Është fundi i fundit të fundit, për shkak se tashmë i gjithë populli shqiptar ka parë se e gjithë struktura e institucionit ka qenë në shërbim të krimit të organizuar”, tha Demiraj në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.
“Më shumë se kaq, nuk kam çfarë të them sepse të gjitha gjërat janë bërë publike. Pavarësisht se kjo është maja e ajsbergut në raport me komunikimet që kanë qenë “in person” dhe për të cilat nuk kemi dijeni”, shtoi Demiraj. (A2 Televizion)