
Kryeministri Edi Rama ka komentuar çështjen e SHISH-it dhe hetimet që lidhen me të, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Rama tha se ngjarjet që në Shqipëri trajtohen nga kundërshtarët e tij si arsye për të goditur qeverinë dhe për të përhapur dëshpërim, nga Bashkimi Europian dhe Komisioni Europian shihen ndryshe.
“Pyesni veten pse BE-ja, KE-ja, ngjarje që këtu trajtohen si arsye për të goditur e për të përhapur valë dëshpërimi, i sheh si arsye për ta konsideruar Shqipërinë partner shumë serioz dhe vend që aspiratat e veta i ka të lidhura me përpjekje të përditshme dhe prova të një lufte pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit”, deklaroi Rama.
Kreu i qeverisë këmbënguli se ajo që kundërshtarët e tij e paraqesin si regres, sipas tij, nga Komisioni Europian shihet si progres.
“Ajo që këtu nga shumëkush shihet si regres, nga KE-ja shihet si progres. Për mua është transformim”, tha Rama.
“Nga shpërndarësit dhe agjitatorët e materialeve të nxjerra rrugëve nuk na ka ardhur deri tani asnjë material nga një partner.
Ajo që i është bërë shërbimit me atë metodë që u trajtua çështja është e papaprecedentë në historinë e botës, por është sërish pjesë e një procesi.
Unë nuk pres asgjë më shumë dhe asgjë më pak që prokurorët të bëjnë punën e vet, gjykata të bëjë punën e vet dhe në fund do të dalë i patrazuar rezultati”, u shpreh kryeministri. (A2 Televizion)