
Deputetët e Partisë Demokratike kanë vijuar edhe këtë të martë bojkotin e komisioneve parlamentare, raporton gazetari Anesti Bajramemaj.
Demokratët kanë marrë pjesë në mbledhje, ku kanë kundërshtuar vijimin normal të punës parlamentare, dhe më pas janë larguar.
Edhe në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, deputetja e PD-së, Albana Vokshi, kundërshtoi zhvillimin normal të mbledhjes, duke e lidhur qëndrimin e opozitës me protestat e të rinjve dhe kërkesat e qytetarëve për drejtësi.
“Nuk mund të ketë normalitet parlamentar kur të rinjtë protestojnë dhe qytetarët kërkojnë drejtësi!”, deklaroi Vokshi. (A2 Televizion)