Socialistët festojnë sot fitoren e mandatit të katërt, detajet

Nga A2 CNN
26 Maj 2025, 07:29 | Politikë

Socialistët festojnë sot fitoren e mandatit të katërt,

Socialistët do të festojnë mbrëmjen e sotme fitoren e 11 majit. Ftesa e dërguar në grupet e komunikimit të përdorura nga Partia Socialiste në fushatë, thekson se organizimi do të zhvillohet në orën 18:00, në ambientet e Pallatit të Brigadave.

Të ftuar janë kandidatët e PS në listat zgjedhore të 11 majit, por jo vetëm.

Në këto zgjedhje, PS fitoi një mandat të katërt, historik, duke siguruar plot 83 vende në Kuvendin e Shqipërisë.

Partia Demokratike, e cila mori vetëm 50 vende, ka deklaruar se nuk i njeh zgjedhjet pasi u vodhën nga Edi Rama dhe Partia Socialiste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos