Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të duhet të presin edhe disa muaj përpara se parlamentarët e vjetër t’i lirojnë sallën.
Kushtetuta parashikon se afati për mbylljen e punimeve është 9 korriku, e deri atëherë, duket se përplasjet në sallën e Kuvendit nuk do të mungojnë, shkruan A2.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka thirrur deputetët në një seancë plenare ku votat e ligjvënësve nuk do të shkojnë për të miratuar akte juridike, por burokratike. Referuar urdhërit që mban datën 22 maj, Spiropali kërkon që 140 parlamentarët të shkojnë në sallë për të miratuar procesverbalin e seancës së fundit plenare, seancë e cila nuk kaloi pa debate.
Taulant Balla qëlloi të ishte fitues i këtij basti publik dhe në aulë do të rikthehen ata që nuk fituan zgjedhjet, së bashku me ata që nuk arritën të fitonin as një mandat parlamentar, ku minutazhi i shkurtër i rendit të ditës do të tregojë edhe qasjen e opozitës ndaj mazhorancës.
Kjo marrëdhënie e kushtëzuar me Parlamentin pas zgjedhjeve të 11 majit do të fillojë të kristalizohet edhe më shumë javën e ardhshme, ku opozita do të duhet të përballet që tani me socialistët fitues të mandatit të katërt. (A2 Televizion)