Socialistët firmosin propozimin për Elisa Spiropalin si kryetare e Kuvendit

Nga A2 CNN
29 Korrik 2024, 12:08 | Politikë

Socialistët firmosin propozimin për Elisa Spiropalin si kryetare e

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama propozoi emrin e Elisa Spiropalit për kryetare të kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës, deputetët e PS kanë nisur mbledhjen e firmave.

Më shumë se 30 deputetë kanë firmosur për propozimin si kryetare Kuvendi Elisa Spiropalin

Rama ka mbledhur sot grupin parlamentar, ku ka falënderuar ministrat e ndryshuar dhe të larguar nga qeveria për punën e bërë, por ka theksuar se tani ai është koha për të forcuar punën në Parlament.

Socialistët firmosin propozimin për Elisa Spiropalin si kryetare e

Sot pritej të zhvillohej seanca e jashtëzakonshme parlamentare në orën 18:00,  ku do të votohej kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe do të kalonin dekretet e Presidentit Bajram Begaj për ministrat e rinj të qeverisë Rama, por është shtyrë për ditën e nesërme.

Deputetët e PS janë njoftuar në mbledhjen e grupit se seanca do të shtyhet për nesër për shkak se Presidenti ende nuk i ka dekretuar ndryshimet në qeveri.

Burime nga Presidenca bëjnë me dije se ndryshimet në qeveri janë në proces verifikimi, ndërsa kryeministri Rama u ka kërkuar deputetëve që të rrinë në gatishmëri për çdo orë kur mund të thirren.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos