Spiropali kryetare e Kuvendit, spostohet Balla, Rama fut tre ministra të rinj në qeveri

Nga Indrit Maraku
28 Korrik 2024, 19:26 | Politikë

Më pak se dy minuta, në përfundim të një fjale të gjatë para Kongresit socialist, i mjaftuan Edi Ramës për të startuar pikturimin e një portreti të ri të mazhorancës qeverisës.

E nisi me Kuvendin, ku besnikja Elisa Spiropali merr postin e Lindita Nikollës. “T’i japim të gjithë mbështetjen tonë Elisa Spiropalit për të marrë drejtimin e Parlamentit. Propozoj që Bledi Çuçi të marrë detyrën e nënkryetarit të Parlamentit, ndërsa Niko Peleshi drejtimin e grupit parlamentar socialist”.

Edhe më domethënëse ndryshimet në kabinetin qeveritar, ku Taulant Balla largohet nga një prej dikastereve më të rëndësishme si Ministria e Brendshme, të cilin e drejtoi për një vit e një muaj.

Spiropali kryetare e Kuvendit, spostohet Balla, Rama fut tre ministra të

Lëvizja surprizë duket se e kishte lënë pa fjalë. I vetmi që foli nga të larguarit është Niko Peleshi, që ndonëse nuk do jetë më pjesë e Qeverisë, nuk e priti keq lajmin. “Unë jam pas Zotit Rama, mbase ministri më i vjetër në qeveri. Kështu që do të ishte shumë naive nga ana ime që në një moment kur marrë një detyrë tjetër të kisha ndonjë emocion negativ”, tha Peleshi.

Gjakun e rinë Qeveri, Kryeministri e furnizoi me tre prurje që i ngjajnë më shumë natyrës teknike se politike. “Ministër i Brendshëm Ervin Hoxha, ministër i Financave Petrit Malaj, ministër i Mbrojtjes Pirro Vëngu”.

Spiropali kryetare e Kuvendit, spostohet Balla, Rama fut tre ministra të

Nga tre ministrat e rinj, më i njohuri është Pirro Vengu që ka shërbyer si shef kabineti pranë ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe më pas ka mbajtur për shumë vite detyrën e drejtorit të Portit të Durrësit.

Në krye të Financave, Petrit Malaj i merr postin Ervin Metes që largohet nga Qeveria. Malaj ka drejtuar më parë Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Ndërsa Ervin Hoxha që do të drejtojë ministrinë e Brendshme në vend të Taulant Ballës, ka qenë më parë shef i Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol, si dhe Drejtor i Policisë Rrugore. Ai ka drejtuar edhe IKMT-së, Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos